Lezhe merr flake gjate udhetimit automjeti i policit
Nje automjet eshte perfshire nga zjarri dhe eshte djegur plotesisht. Ngjarja ka ndodhur ne oret e para te dites se merkure ne superstraden Lezhe-Shkoder ne hyrje te qytetit te Lezhes. Automjeti tip Volksvagen me targa te TR 7246 D qe drejtohej nga nje efektiv policie po udhetonte nga Shkodra ne drejtim te Rinasit.
Burime ne vendngjarje kane bere te ditur se automjeti ka qene ne udhetim ne kohen kur eshte perfshire nga flaket e zjarrit. Sipas te dhenave paraprake policore mesohet se automjeti eshte djegur ne menyre aksidentale nga nje shkendije elektrike. Ne vendngjarje kane mberritur zjarrfikesja si edhe policia.
Zjarrfikesja ka arritur te shuaje flaket e zjarrit por automjeti ishte shkrumbuar teresisht dhe drejtuesi i tij kishte arritur ta ndalonte ne ane te rruges per te mos penguar qarkullimin. Policia po heton rreth shkaqeve te ndodhjes se
kesaj ngjarjeje.