E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incident në minibashkinë nr 3, Braçe e Gjoni debat me Kokonën

Dy deputetët socialistë Erjon Braçe dhe Ilir Gjoni janë përfshirë në një incident me kreun e minibashkisë numër 3 në Tiranë Ilir Kokona.
 

Incidenti ka ndodhur kur deputetët socialistë kanë shkuar në minibashkinë numër 3 për të parë listat zgjedhore por nuk janë lejuar nga kreu i minibashkisë Kokona.
 

Deputetët kanë kërkuar me ngulm të shohin listat zgjedhore pasi sipas tyre ka sinjalizime nga qytetarët se ka probleme në këto lista. Por pretendimi i tyre ka hasur në rezistencën e kreut të minibashkisë Kokona pasi sipas tij deputetët nuk e kanë këtë të drejtë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›