Lezhë, nuk i dalon policisë pasi fshihte armë në kamionçinë
Policia e Lezhës ka bërë të mundur arrestimin e një 28-vjeçari pasi nuk i është bindur policisë për të ndaluar.
Burime nga policia e Lezhës bënë me dijse se forcat “RENEA” të cilat ndodheshin në një postbllok, i kanë bërë thirrje shtetasit Tom Vuka 28 vjeç që të ndalonte, por ai nuk u është bindur atyre dhe ka shtuar shpejtësinë e automjetit tip “IVECO” kamionçinë me targa KR 2118 A, me të cilin udhëtonte.
Sipas policisë duke u larguar, ai ka hedhur nga dritarja e automjetit një thes në të cilin rezultoi se kishte, 1 automatik model 56 me 1 krehër me 3 fishekë model 56 të cilët i mbante pa leje.
Ndërkohë mësohet se 28-vjeçari Vuka u kap dje në qytetin e Rrëshenit, në vendin e quajtur Ura e Fanit dhe në cilësinë e provës materiale iu sekuestrua arma e zjarrit, së bashku me kamionçinën tip “IVECO”.
Policia gjithashtu thekson se materialet në ngarkim të 28-vjeçarit Vuka do t`i kalojnë prokurorisë së Lezhës për veprën penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” e “Mosbindjes ndaj urdhrave të punonjësve të policisë së rendit publik”.