Lezhë, pedalim kundër dhunës ndaj grave

16 ditët a aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore sollën në Lezhë safetën portokalli. Të rinj dhe të reja i janë bashkuar pedalimit kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave, ku të veshur portokalli lëvizen me biçikleta nëpër rrugët e qytetit.
Dhuna është e pajustifikueshme dhe të gjithë duhet të bëhemi bashkë kundër këtij fenomeni, ky ishte mesazhi që u përcoll në këtë aktivitet.
Safeta Portokalli, “Pedalo kundër dhunës” është një tur i veçantë i ndërmarrë nga Agjensitë e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, ku çiklistet do të përshkojnë 1140 km në 16 bashki të vendit tonë.