E Hënë, 2 Nëntor 2026

Të huajt të apasionuar pas rafting, lundrojnë në lumin “Vjosa”

Sporti i Rafting ka ngjallë interes edhe përgjatë ditëve të fundit të nëntorit. Një grup të rinjsh nga 5 shtete të ndryshme të botës kanë zgjedhur të provojnë eksperiencën e lundrimit në rrjedhën e Vjosës.

Robert Tabaku operator turizmi tregon se interesi  për të zhvilluar sporte ujore vjen kryesisht nga të huajt.

“Të them të drejtën interesi është më shumë i vizitorëve të huaj. Ata janë mësuar edhe me sportin.

Lumi Vjosa i cili është edhe një ndër lumenjtë e vetëm të egër në Evropë është mjaft i përshtatshëm për zhvillimin e sporteve të ndryshme ujore.

Gazetare: L. Koçiu  

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›