E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë, sherr në bashki për taksën e parkimit

Ndryshimi i tarifës për parkimin në sheshin administrativ të qytetit të Lezhës ka përplasur sërish bashkine dhe keshillin bashkiak. Drejtuesit e bashkisë kanë bërë të ditur se për zbatimin e mënyrës së re të regjimit për parkimin në këtë shesh i janë referuar vendimit të këshillit, dhe se po aplikohet nga policia bashkiake. Kryetari Këshillit Bashkiak të Lezhës Agustin Marku e ka përcaktuar si mjaft shqetësues faktin e moszbatimit të vendimeve që janë pjesë e paketës fiskale.
Marku ka shtuar se implementimi dhe mos hyrja në fuqi që në janar e këtij vendimi është një pikëpyetje e madhe që ka gjetur reagime negative të qytetarëve.
Bashkia e Lezhës nuk i ka bërë asnjë koment vonesës në zbatimin e disa prej vendimeve të miratuara në paketën fiskale, duke ia referuar këtë problem zyrës juridike. Megjithëse kjo zyrë është në vartësi të strukturës që drejtohet prej titullarit, kjo vonesë nuk mund të gjejë asnjë justifikim.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›