E Diel, 1 Nëntor 2026

Viti i ri akademik, Qyteti Studenti gati për banorët

Qyteteti Studenti këtë vit do të strehojë më shumë se 6200 studentë të ardhur jo vetëm nga mbarë Shqipëria por edhe nga Kosova, Maqedonia, Bullgaria, Italia, Kina.

Drejtori i këtij "Qyteti " Bujar Brovina se godinat janë gati për akomodimin e studentëve,me një numër jo më shumë se 2-3 në dhomë, ndërkohë që për të gjithë ata që akoma nuk janë regjistruar afati i regjistrimeve shtyhet deri më datën 15 tetor.
 

Edhe vetë studentët që sapo kanë ardhur, shprehen të kënaqur për kushtet e ofruara dhe thonë se kjo është mëse e përshtatshme për një jetë studentore ku mundësitë financiare janë të pakta.
 

Ndërsa në lidhje me të ashtëquajturën “godina e çifteve”, inxhinierët thonë se do të jetë gati për të pritur studentët më 15 tetor ku do kenë përfunduar edhe punimet e fundit.

Sipas drejtorit kjo godinë ofron kushte sipas standarteve bashkëkohore dhe do kenë mundësi të akomodohen jo vetëm të dashuruarit, të fejuarit por edhe familjarët apo motër-vëlla.

Brovina gjithashtu ka premtuar se vitin tjetër do të ofrohen 4 bujtina të tjera me standarte të larta.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›