E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë, vazhdon ndërprerja e energjisë

Vazhdon që të ketë probleme në ndërprerjen e energjisë qyteti i Lezhës dhe disa rrethina të tij pasi linjat të cilat kanë pësuar difekte janë akoma në proçes rregullimi. Sipas Operatorit të Sistemit të Transmetimit si pasojë e reshjeve të dëborës dhe uljeve të temperaturave kanë dalë jashtë funksionimit tetë shtylla të tensionit të lartë duke e bërë të vështirë situatën e krijuar si dhe riparimin e difekteve të ndodhura. . Grupet e rregullimit të avarive në sistemin e transmetimit janë duke punuar ende për stabilizimin e situatës. Sipas Operatorit të Transmetimit shtyllat e dëmtuara për shkak të motit të keq do të zëvendësohen me shtylla të reja dhe ky proçes do të zgjasë dy javë. Linja që furnizon me energji dhe që ka pësuar këto difekte është linja 110 kilovolt, Bushat-Lezhë. Për momentin një pjesë e qytetit verior është duke u furnizuar nga linja Laç- Lezhë dhe deri në riparimin final të difekteve të krijuara këto zona do të vazhdojnë që të kenë ndërprerje të energjisë. Temperaturat e larta dhe mbingarkesa e linjave të tensionit të mesëm dhe të lartë kanë bërë që të ketë probleme në mjaft qytete të vendit që me fillimin e vitit 2009-të, para disa ditësh edhe disa zona të qytetit të Tiranës kanë patur mungesë të energjisë për shumë orë. Skuadrat e gatshme për riparimin e difekteve po vazhdojnë të punojnë që situata të shkojë drejt normalizimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›