Moti, veriu ende i bllokuar

Temperaturat e uleta por edhe reshjet e dendura te debores ne zonat malore te vendit kane shkaktuar jo vetem probleme ne qarkullimin rrugor por edhe bllokimin e qindra banoreve ne shtepite e tyre.
Sipas korrespondenteve ne rrethe rezulton se ne qarkun e Peshkopise jane bllokuar 32 fshatra, por sipas shefit te emergjencave civile, Alfred Olli jane liruar 4 komuna dhe 4 te tjera vazhdojne te mbeten te bllokuara.
Zoti Olli eshte marre me shperndarjen e ushqimeve baze ne keto zona dhe ka theksuar se gjendja vazhdon te jete shume e rende ne zonen e Lures dhe ne disa zona te thella te vendit. Sipas tij ne te gjitha rruget nacionale vazhdon qarkullimi i aotomjeteve me zinxhire, megjithese me veshtiresi.
Reshjet e debores kane shkaktuar probleme edhe ne zonat rurale te Kukesit. Shtabi i emergjencave ka marre masa per hapjen e 4 komunave ne Kukes por sipas burimeve zyrtare mesohet se ne 4 komuna te tjera eshte ende e pamundur te levizesh.
Aktualisht banoret e fshtarave Shishtavec Kalisht ,Bushtrice, Grykecaj, Arren ,Surraj,Topojan,Zapod, jane ende bllokuara.
Nderkohe edhe banoret e 20 fshtarave ne librazhd jane bllokuar nga debora gjate ketyre diteve. Gjendja paraqitet e veshtire edhe ne Malesi te Madhe ku Tamare, Vermosh, Selce, Lepusha eshte e pamundur te shkosh me automjet apo te levizesh.
Ne Shkoder eshte bllokuar zona e Shoshit, Shales dhe Prekalit, ku gjendja eshte shume e veshtire. Sipas burimeve zyrtare ne Shtabin e Emergjencave civile po punohet per te zhbllokuar keto zona por edhe per t'ju ardhur ne ndihme banoreve te cilet prej ditesh gjenden te izoluar nga debora.
Edhe ne Puke, pikerisht ne zonen e Iballes, Qelez, Fierze dhe Qafe-Mali gjendja vazhdon te mbetet e veshtire. Ministria e Arsimit ka urdheruar ndalimin e mesimit te 180 shkollave ne zonat e bllokuara nga debora. Sipas burimeve zyrtare ne daten 8 janar do te merret nje tjeter vendim nga Ministria e Arsimit per shtyrjen ose jot e mesimit ne keto zona.
Rreth 49 mije nxenes jane detyruar te mos shkojne ne shkolle per shkak te kushteve te veshtira atmosferike.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code