E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, vdes 43-vjeçari nga ngrohja me qymyr

Një 43-vjeçar ka gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm në Lezhë pasi është asfiksuar nga djegia e qymyrit.
 

Viktima është shtetasi Pashk Nikoll Gjetaj, 43 vjeç, banues në qytetin Shëngjin të rrethit Lezhë.

Sipas policisë 43-vjeçari ka qenë me punë roje në një hotel në Shëngjin, i cili ndodhet në vendin e quajtur “Rana e hedhur” dhe nga hetimet paraprake mendohet se vdekja të këtë ardhur si rezultat i asfiksisë gjatë ngrohjes me qymyr.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›