E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, arrestohet grabitësi i agjencisë turistike

Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e një 26-vjeçari pasi u kap me armë pa leje dhe pas hetimeve rezultoi se ishte pjesëmarrës në një vjedhje.

Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 26-vjeçari Enkeledian Arifaj, i cili u kap në flagrancë me një pistoletë “TT”, së bashku me dy krëhëra me 14 fishekë, të cilat i posedonte pa leje.

Pas hetimeve paraprake, 26 vjeçari rezulton të jetë bashkëpunëtor në vjedhjen e një agjencie turistike në Tiranë, së bashku me dy persona të tjerë, të arrestuar më parë.
 

Sipas policisë të tre personat kishin arritur të mernin një shumë prej 67 mijë eurosh.
 

Ndërkohë materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre do t`i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të armëmbajtjes pa leje dhe të vjedhjes e realizuar në bashkëpunim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›