Lezhe, vritet me arme 24-vjecari A. Qoraj
LEZHE - Vritet ne qytetin e Lezhes nje djale i ri, policia thote se shpalli ne kerkim autorin qe u arratis nga vendngjarja, por u vetedorezua ne mbremje. Krimi ka ndodhur rreth ores 01:30 te mengjesit te djeshem ne lagjen “Beselidhja” te qytetit bregdetar, kurse shkak sipas te dhenave te para hetimore, dyshohet se eshte bere nje sherr i lindur per motive te dobeta ne plazhin e Shengjinit paraditen e se enjtes. Viktima eshte Fabian Nika, 24-vjec, kurse autori i dyshuar, tashme i ndaluar nga policia, eshte Erind Mrruku, 23-vjec, banues ne qytet.
Sipas hetimeve paraprake, viktima dhe autori jane grindur me heret ne Shengjin duke kercenuar njeri-tjetrin dhe mendohet qe konflikti te kete ndodhur ne reren e plazhit, kur kane qene ne shoqeri edhe te femrave. Por ende kjo piste sipas policise mbetet per t’u verifikuar pas arrestimit te te dyshuarit.
Te shtenat e nje pistolete kane tronditur qytetin e Lezhes mengjesin e djeshem, kurse Fabian Nika mori plage fatale dhe nderroi jete ne Spitalin Ushtarak Tirane per shkak te hemorragjise dhe demtimeve. Burime zyrtare te policise konfirmuan se vrasja ka ndodhur para nje picerie, ku viktima gjendej ne shoqerine edhe te disa te njohurve. Jo shume larg nga nje qender interneti, atentatori mendohet se e ka ndjekur ne kembe 24-vjecarin duke zbrazur plumba te nje pistolete “TT”.
Drejtoria e Policise se Lezhes tha dje se grupi hetimor gjeti ne vendngjarje armen e krimit dhe nje gezhoje, kurse shtoi se nepermjet gjurmeve te gishtave dhe deshmive arriti qe brenda disa oresh te identifikoje autorin. “Emrin e te dyshuarit, deri ne nje moment te dyte nuk e bejme publik per shkak te kerkimeve dhe hetimit qe po kryhet”, sqaroi policia vendore permes nje komunikate zyrtare per shtyp. Por mbreme u be dhe arrestimi i 23-vjecarit Erind Mrruku, qe ka pranuar te dorezohet pas negociatave.
Postblloqe te shumta u ngriten ne qytet, por pa mundur te ndalohet i dyshuari i vrasjes. Ne Drejtorine e Policise se Lezhes jane shoqeruar disa te rinj, si dhe u pyeten familjaret e 24-vjecarit Fabian Nika, djale i nje biznesmeni vendas. Kontrolle jane bere ne shtepine e te dyshuarit, por pa mundur ta gjejne aty, duke e shpallur ne kerkim per akuzen e “vrasjes me dashje”. Rrefimet paraprake te deshmitareve cojne ne nje grindje mes dy te rinjve qe dyshohet se ka ndodhur gjate dites se enjte, ne plazhin e Shengjinit, teksa pushonin ne rere, por policia heton edhe per pista te tjera.
Varrimi
I ndjeri Fabian Nika pritet te percillet per ne banesen e fundit diten e sotme. I riu qe jetonte ne Shengjin, do te prehet ne Milot. Familjare te te ndjerit kane pohuar se u mbetet e mistershme pse ka ndodhur ngjarja tragjike qe i mori jeten djalit ne moshe fare te re.
Pista
Pista e pare e ngritur prej policise, eshte ajo e vrasjes pas nje zenke per motive banale. Viktima dhe autori jane grindur ne plazhin e Shengjinit pasi gjendeshin ne shoqerine edhe te femrave dhe ky mendohet te jete nje prej shkaqeve te krimit. Sipas policise, Nika ishte djali i nje biznesmeni nga qyteti i Lezhes.
Drejtori
“Nga ana e policise eshte bere identifikimi i autorit te kesaj ngjarje”, deklaroi disa ore pas ngjarjes kryepolici i Lezhes, Drejtues i Pare, Muharrem Furriku. Ne banesen e te dyshuarit jane ushtruar kontrolle, por pa mundur qe ai te bjere ne pranga, deri mbremjen e djeshme.
Precedentet
Dy biznesmene te vrare ne Vlore dhe Durres
Dy biznesmene jane ekzekutuar brenda dy javeve te fundit ne Vlore dhe Durres per motive te ndryshme. Policia nuk ka identifikuar ende autorin e vrasjes se Kacadon Shehajt, ndertues ne Ujin e Ftohte Vlore, qe u qellua me disa plumba ne koke e trup teksa parkonte makinen ne garazhin e pallatit ku banonte. Pistat jane ato te konfliktit per pronesi, konkurrences dhe hakmarrjes per ndonje ngjarje te vjeter. Ne Durres eshte shpallur ne kerkim si i dyshuar Shpetim Mema, nga Shijaku, ndersa u arrestuan shoket e tij qe e ndihmuan te largohej pas vrasjes se biznesmenit Agim Seci, pronari i lokal “Diaspora” ne plazh, qe e kishte marre me qira per kete sezon veror. Krimi dyshohet se ka ndodhur per shkak te nje celulari te humbur gjate darkes se Memes ne restorant.