E Diel, 1 Nëntor 2026

Lidhte gruan me pranga, e rrihte me shkop gome

Gjirokaster- Gjykata e Gjirokastres e kishte paralajmeruar qe te mos i afrohej me bashkeshortes dhe te mos vinte me dore ndaj saj, por krenaria prej burri e ka cuar ne nje hakmarrje me te eger. Pasi ka gjetur nje pale pranga dhe shkop policie, ka ditur si ta nxjerre mire inatin ndaj bashkeshortes 33-vjecare, duke e lidhur ne pranga dhe rrahur me shkop gome, qe ende nuk dihet se si i ka gjetur. Burime zyrtare te policise bene me dije se vune ne pranga mengjesin e djeshem Alfred Mecanin, 43-vjec, banues ne qytetin e Gjirokastres nen akuzen e ushtrimit te dhunes fizike dhe demtimeve ndaj bashkeshortes E. M. E demtuara ishte ankuar disa here se burri perdorte teknika dhe mjete policore per ta keqtrajtuar, por efektivet nuk e kishin besuar derisa i gjeten si prova materiale nje pale pranga, nje shkop gome policie dhe 20 fisheke pistolete se bashku me nje kreher.
Gruaja 33-vjecare ka bere kallezim ne komisariatin e Gjirokastres ne date 10 korrik te ketij viti, se pas konflikteve e kontradiktave ne familje, eshte rrahur ne menyre te perseritur nga bashkeshorti, me te cilin kishte 10 vjet diference moshe. Zyra e Parandalimit te Krimit, ne bashkepunim me Seksionin Kunder Dhunes ne Familje, kane perpiluar “kerkese padi” me kerkesen e te demtuares, drejtuar Gjykates se Rrethit, per leshimin e menjehershem te “urdhrit te mbrojtjes”. Gjykata, me vendim nr. 14 te dates 13 korrik, ka miratuar kerkesen per mbrojtje dhe me urdhrin eshte njohur bashkeshorti i 33-vjecares, Alfred Mecani.
I pakenaqur nga denoncimi i bashkeshortes dhe per me teper urdhri i gjykates qe e bente “zap” kryefamiljarin, 43-vjecari ka menduar nje hakmarrje me te eger. Dy dite me pare Alfredi ka shkelur urdhrin, duke rrahur serish gruan, qe ka pesuar hematoma te shumta ne trup e fytyre. Menjehere e demtuara denoncoi ne komisariat dhe efektivet gjeten pas kontrollit te shtepise mjetet te cilat e dhunuara kishte denoncuar se ishin perdorur per rrahjen e saj. Ndaj Mecanit jane ngritur akuzat e “shkeljes se vendimeve te gjykates”, si dhe te “prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve luftarake dhe municioneve”.
A. Qoraj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›