Lezhë, vritet për gjakmarrjei dënuari për "vrasje"

LEZHË - Vritet me armë zjarri Ludovik Ujka, 40 vjeç nga Talja e Lezhës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Tale, ndërsa policia ka identifikuar autorët dhe po punon për kapjen e tyre.
Njoftohet se janë ngritur postoblloqe, ku lidhet fshati Tale me autostradën. Vrasja dyshohet se është bërë për motive gjakmarrjeje.
Në 26 janar të vitit 2006, nga një operacion i organizuar nga forcat speciale RENEA u bë e mundur kapja e personit shumë të kërkuar Ludovik Ujka, vjeç 37, lindur e banues në fshatin Tale të Lezhës.
Ujka më datë 1 shtator të vitit 2003 vrau me armë zjarri Zef Ndojn dhe Eleni Muri, po ashtu ka tentuar të vrasë edhe Kastriot Ndojn.
Ludovik Ujkën, Gjykata e Shkallës së Parë në Lezhë e ka dënuar me 25 vjet heqje lirie për veprat penale të “vrasjes”, “vrasjes së mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtjes pa leje”. Ujka në 2011 mbaroi dënimin dhe iku në Itali. Ai atje qëndroi 2 vjet dhe së fundi kishte rreth një muaj që ishte kthyer.
(Foto nga vendi i ngjarjes)
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)