E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liami Franceska Ermali Edi dhe Erioni bejne plane kunder banoreve te rinj

Liami Ermali dhe Franceska vazhdojne te rrine prane oxhakut dhe Liami rihap biseden per tre banoret e rinj qe kane hyre ne shtepi. Keta te fundit jane shprehur se nuk e kane ndjekur BB5 dhe banoret e vjeter tregojne disa shprehje te tyre qe kane treguar te kunderten. Liami thote se vete formati te ben qe ta ndjekesh ndersa Ermali tregon se kishte pyetur njeren nga vajzat se si dukeshin nga jashte dhe ajo i ishte pergjigjur duken me te shendoshe.

Liami pyet Francesken se cfare mendon ajo per banoret e rinj dhe Franceska i thote se eshte ai qe mund te flase me shume per te rinjte sepse ai po qendron me shume me ta. Ermali i thote Liamit dhe Franceskes se po u japin shume rendesi te rinjve. Ata duhet te vine tek une thote Ermali duke lene te kuptohet se edhe banoret tjere te vjeter duhet te bejne te njejten gje si ai.

Ne biseden e tyre futet edhe Edgari dhe Erioni dhe te peste bejne plane se si te sillen ndaj banoreve te rinj. Ermali thote se ata e kane ne dore se si do te shkojne ngjarjet ne shtepi ndersa Liami thote se banoret e rinj duken te zgjuar por nuk kane durimin e banoreve te vjeter. Edi thote se ata duhet qe cdo jave te nominojne te rinjte dhe ne kete menyre i eliminojne nga loja ndersa Ermali fillon te flase me nenkuptime duke u thene banoreve qe te shohin nje here reagimin e te rinjve dhe me pas ti sulmojne.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›