E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liami-Metit Nuk je aktiv

Banoret ne dhomen e gjumit bisedojne me njeri-tjetrin per punet qe kane bere. Liami tregon se ka pasur nje dyqan ne Tirane te cilin e konsideron si shume te vecante krahasuar me dyqanet e tjera te rrobave. Ai thote se ishte biznes fitimprures dhe i falte kenaqesi por i eshte dashur qe ta lere kur ka ikur ne Gjermani. Liami tregon se ka fituar shume kliente pasi dyqanit te tij i eshte bere reklame nga nje emision Look qe eshte bere ne Top-channel. Klaudja thote se e mban mend mire ate dyqan dhe se i vjen keq qe eshte mbyllur.
Me pas banoret flasin per ndryshimet midis njerezve qe vijne nga zona te ndryshme dhe per njohjet qe kane me njerez te ndryshem.

Liami shkon ne dhomen e gjumit dhe fillon nje diskutim me Metin pasi Metit nuk i ka pelqyer fakti qe Liami e quan pasiv ne shtepi. Meti thote se nuk ka pasur rastin qe ta tregoje veten pasi nuk ka pasur asnje bisede vetem per vetem me Liamin. Une nuk kam kohe qe te merrem vetem me ty pasi ketu ka shume banore shprehet Liami. Ai i kerkon Metit qe te mos ia marre per keq mendimin e tij duke i thene se eshte pasiv. Po sot a isha pasiv e pyet Meti. Liami shprehet se nuk mund ti ktheje nje pergjigje duke u bazuar ne nje dite te vetme por ai duhet qe te mundohet vete qe te krijoje biseda dhe debate mes banoreve. Ti asnjehere nuk ke qene teme debati shprehet Liami. Liami thote se nuk ka debatuar me Metin sepse ka pasur gjera me te rendesishme per te bere ne ate moment.

Vellai i Madh fik dritat nderkohe qe banoret jane ende zgjuar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›