E Diel, 1 Nëntor 2026

Liami e Arbri loje Gentes Vellai i Madh u komunikon Proven javore

Ndersa Genten e ka zene gjumi ne divan ne dhomen e ndenjes Liami dhe Arbri thurin plan qe ti shkojne afer duke i bere zhurme me tenxhere dhe ene te tjera prej metali ne menyre qe ta zgjojne ashtu sic zgjohet ne te shumten e mengjeseve nga Liami. Ajo e ka shprehur gjithmone se e ka shume bezdi ate zhurme dhe kjo eshte arsyeja se perse djemte zgjedhin qe tia bejne edhe sonte kete rreng. Gentiana zgjohet e trembur nga gjumi dhe fillon qe ti shaje banoret per veprimin qe e ka bere te nervozohet dhe te ngrihet e trembur nga divani. Ajo fillon qe te qaje dhe tu bertase me ze te larte banoreve ndersa pjesa tjeter e banoreve qeshin me te.

Pak minuta me vone atje shkon Vlashi i cili i njofton se ka nje komunikim nga Vellai i Madh. Sfida e tyre eshte qe te pergjigjen me po sa here qe Vellai i Madh do tu komunikoje nje pyetje. Banoret duket te shkojne ne dhomen e rrefimit sa here qe ti therrase Vellai i Madh i cili do tu komunikoj nje sere pyetjesh. Ata duhet qe te permbushin cdo kerkese te Vellait te Madh i cili nuk duhet qe te degjoje as edhe nje here fjalen jo prej tyre. Pergjigja e tyre po ose jo do te shfaqet ne monitoret qe ndodhen ne shtepi. Nje zarf eshte vendosur ne nje kuti te tejdukshme ne shtepi. Brenda ne zarf eshte shkruar numri i hereve qe Vellai i Madh ka parashikuar se mund te degjoje fjalen jo. Prova fillon qe sot dhe perfundon gjate spektaklit te se shtunes. Me pas banoret do te zbulojne numrin e jo-ve te parashikuara me ate te nje celesi qe do tu jape Vellai i Madh.

Vlashi u shpjegon banoreve paqartesite qe kane lidhur me proven dhe te gjithe fillojne qe te diskutojne rreth saj. Ndersa banoret komentojne Genta fillon qe te qaje duke thene Nuk ju duroj me per Zotin dhe iken nga dhoma duke vazhduar qe te qaje.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›