Libani dhe Izraeli do të ulen për herë të parë për bisedime, Hezbollahu: Nuk do t’i përmbahemi marrëveshjeve së tyre

Teksa Libani dhe Izraeli pritet në zhvillojnë bisedime të drejtpërdrejta në Uashington, grupi militant libanez Hezbollah është shprehur se nuk do t’i përmbahet marrëveshjes së dalë nga bisedimet.
Wafiq Safa, një anëtar i lartë i këshillit politik të Hezbollahut, foli në prag të bisedimeve që priten në Uashington midis ambasadorëve libanezë dhe izraelitë në SHBA.
Do të jetë hera e parë në dekada që të dërguarit nga Libani dhe Izraeli, të cilët nuk kanë marrëdhënie diplomatike, takohen ballë për ballë në bisedime të drejtpërdrejta.
“Sa i përket rezultateve të këtyre negociatave midis Libanit dhe armikut izraelit, ne nuk jemi aspak të interesuar dhe as të shqetësuar për to”, tha Safa për Associated Press.
Udhëheqësi i Hezbollahut, Naim Kassem, i kërkoi Libanit të tërhiqej nga bisedimet me Izraelin.
Sipas Ministrisë libaneze të Shëndetësisë, të paktën 2,055 persona janë vrarë në sulmet izraelite në Liban, midis tyre 252 gra, 165 fëmijë dhe 87 punonjës mjekësorë, ndërsa 6,588 të tjerë janë plagosur. Më shumë se 1 milion njerëz janë zhvendosur.
/rtsh.al/