Akuzat për shpërdorim detyre, SPAK kërkon pushimin e hetimeve për 6 raste ndaj ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi

SPAK ka kërkuar pushimin e hetimeve për 6 episode të veprës penale “shpërdorim detyre” ndaj ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi, për shkak të parashkrimit.
Megjithatë, Roshi akuzohet edhe për 5 episode të tjera për të njëjtën vepër penale, për të cilat hetimet vijojnë.
Çështja aktualisht ndodhet në fazën e seancës paraprake, ndërsa seanca e radhës është caktuar të mbahet më 28 prill.
Sipas SPAK, akuzat lidhen me periudhën 2013–2014, kohë gjatë së cilës Roshi ushtronte detyrën e kryetarit të Bashkisë së Kavajës. Hetimi është nisur pas një referimi të bërë në mars 2024, bazuar në gjetjet e Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Ish-kryebashkiaku kishte dhënë dorëheqjen nga detyra si pasojë e ligjit të dekriminalizimit, pasi rezultoi se kishte një dënim në Itali, fakt që nuk ishte deklaruar pranë institucioneve përkatëse. Ai e ushtroi funksionin e kryetarit të Bashkisë së Kavajës në periudhën 2011–2016.
/rtsh.al/