E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi 4 te vrare e 70 te plagosur ne Misurata

Katër persona kanë mbetur të vrarë dhe 70 të tjerë të plagosur gjatë bombardimeve të sotme në qytetin Misurata, nga ana e trupave pro-qeveritare.

Lajmin e bëjnë të ditur burime spitalore, të cilat citohen nga televizioni satelitor arab, Al Arabiya. Misurata, 200 kilometra në lindje të Tripolit, mbetet gjithësesi ende në duart e rebelëve.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë deklaruar për mediat e huaja se luftimet i kanë bërë ballë dje dhe sot forcave besnike të Gaddafi-t.

Ndërsa qytetet Nalut dhe Zenten, në jug-perëndim të Tripolit, kanë kaluar nën kontrollin e kryengritësve pasi më parë kontrolloheshin nga “besnikët”.

Ndërkohë, i biri i kolonelit, Saif al Islam e ka vlerësuar si të padrejtë vendimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për krijimin e një zone ndalim-fluturimi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›