E Diel, 1 Nëntor 2026

Njohjet Kosova me strategji diplomatike

Prishtina zyrtare do të ketë së shpejti një strategji diplomatike që do të shërbejë kryesisht për zgjerimin e numrit të njohjeve të Kosovës.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, të cilat citojnë ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Sipas burimeve, për këtë arsye qeveria e Kosovës në fund të muajit do të organizojë konferencën e ambasadorëve, ku do të diskutohen angazhimet e reja.

Në këtë konferencë Kosova do të paraqitet me një dokument strategjik, i cili pritet të finalizohet brenda pakë ditëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›