E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi, Këshilli i Sigurimit të OKB-së tërhiqet nga sanksionet

Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka hequr sanksionet ndaj bankës qendrore të Libisë dhe bankës së huaj të investimeve, për të ndihmuar vendin t`i bëjë ballë krizës financiare.
 

Lëvizja qartëson edhe më tej rrugën për qeverinë e re, për zhbllokimin e miliarda dollarëve në formë asetesh që mbahen jashtë vendit. Shtetet e Bashkuara dhe Britania bënë të njëjtën gjë menjëherë më pas. Ditën e premte, Këshilli i Sigurimit vendosi të heqë sanksionet ndaj Bankës Qendrore të Libisë dhe institucioneve të tjera të varura prej saj, si Banka e Jashtme e Libisë.
 

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, William Hague deklaroi se lëvizja shënon një tjetër moment domethënës në tranzicionin e Libisë.
“Ai shtoi se Londra do të zhbllokojë tani rreth 10 miliardë dollarë që mbahen në Mbretërinë e Bashkuar. Ndërkohë, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Panetta do të vizitojë sot Libinë.
 

Asetet e huaja të bankave libiane u ngrinë më herët gjatë vitit, në kuadër të sanksioneve kundër ish-liderit libian, kolonelit Muammar Gaddafi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›