Korçë, tentoi të grabiste kazinonë, në pranga 23-vjeçari

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 23-vjeçar për tentativë grabitje.
I ndaluari, Mariol Kolonjari mësohet se kishte hyrë në një nga kazinotë e qytetit me synimin për ta grabitur.
I gjithë misioni i tij ka dështuar, pasi nuk ka gjetur para në gjendje, çfarë e ka shtyrë më pas që të hapë zjarr në kazino.
Uniformat blu kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje duke bërë të mundur edhe arrestimin në flagrancë të 23-vjeçarit.
Policia bën me dije se Kolonjari është shtetas me precedent penal, pasi ka qenë i dënuar edhe më parë për plagosje.