Libi NATO perfundon misionin ushtarak

NATO përfundon të hënën zyrtarisht operacionin ushtarak në Libi, nisur prej shtatë muajsh. Aksioni luajti një rol të rëndësishëm në rrëzimin e regjimit tëkolonel Muammar Gaddafi-t.
Njoftimi formal, që pritet të bëhet gjatë ditës, pason votimin unanim të javës së kaluar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për t’u dhënë fund operacioneve ushtarake më 31 tetor.
Vendimi erdhi shtatë muaj pasi në mars Këshilli autorizoi “të gjitha masat e nevojshme” për të mbrojtur civilët nga sulmet e forcave të Gaddafi-t, i cili u vra gjatë luftimeve në Sirte më 20 tetor.
Këshilli Kombëtar Tranzicional i Libisë i kërkoi LibiaSaif: S’kam bërë krime kundër njerëzimitLibia, Rasmussen: Detyra u krye Libi, NATO ndërpret operacionet në 31 tetor NATO-s të vazhdojë operacionin e tij ushtarak të paktën deri në fund të këtij viti.
Rasmussen: Detyra u krye
Sekretari i Përgjithshëm Anders Fogh Rasmussen deklaroi nga Brukseli se detyra në Libi, u krye.
Rreth 26.000 herë fluturuan avionë të aleancës ushtarake që prej fundit të marsit mbi Libi: për të zbatuar ndalimin e fluturimit mbi Libi, për të penguar furnizimin me armë, për të bombarduar trupat e Gaddaffit, strukturat e komandimit dhe depot e armëve. Emri i operacionit "Unified Protector" (Forca mbrojtëse e bashkuar) edhe nëse në të nuk morën pjesë të 28 shtetet anëtare të NATO-s. Gjermania për shembull qendroi krejtësisht e tërhequr nga aspekti operativ. Megjithatë, i kënaqur Rasmusseni arrin në konkluzionin: "Operacioni "Unified protector" është një nga operacionet më të suksesshme në historinë e NATO-s".
Sipas Rasmussen-it, NATO-ja veproi shumë më shpejt se çdo herë tjetër. U deshën vetëm pak ditë, derisa ajo e mori komandën. U veprua në mënyrë më precize se kurdoherë më parë- këtë e konfirmon edhe numri krahasimisht i vogël i viktimave civile nga sulmet e NATO-s, të ashtuquajturat dëme kolaterale. Dhe tani, shton Rasmusseni, është detyrë e libianëve që ta ndërtojnë demokracinë.
Libia pas Gaddafit
"Ka natyrisht shumë për të bërë, për të ndërtuar një Libi të re, e cila të bazohet në pajtim, në respektimin e të drejtave të njeriut dhe në shtetin juridik."
Sipas Rasmussen-it, NATO-ja është e gatshme që të japë ndihmën e saj në këto drejtime - por vetëm nëse për këtë ndihmë ekziston nevoja dhe ajo kërkohet. Për shembull, kur bëhet fjalë për të reformuar aparatin e sigurisë dhe të mbrojtjes. Megjithatë, një rol të rëndësishëm aleanca ushtarake nuk do të luajë në të ardhmen në Libi. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s është i bindur se këtë mund ta bëjnë të tjerë, si për shembull Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Negociata me Gaddafi-n e ri
Ndërkohë, Gjykata Penale e Hagës deklaroi se ka vendosur me anë të ndërmjetësve "kontakte jozyrtare" me birin e Gaddafit, Saif el Islam, i cili kërkohet me urdhër ndërkombëtar arresti. Ai konsiderohet i pafajshëm, deri në momentin kur të jetë konfirmuar faji i tij, deklaroi kryegjykatësi Luis Moreno-Ocampo. Nëse Gaddafi i dorëzohet Tribunalit, ai ka të drejtën që ta dëgjojnë. 39 vjeçarin e akuzojnë për krime kundër njerëzimit gjatë konfliktit disa mujor të Libisë.
Se ku ndodhet i biri i Gaddafit është e paqartë. Sipas Moreno-Ocampos, një grup mercenarësh besohet se i ka ofruar Seif al Islamit që ta dërgojë në një vend afrikan, i cili nuk e njeh Gjykatën Ndërkombëtare Penale. Prandaj Haga po shqyrton mundësi që ta kapin atë në ndonjë avion mbi hapësirën ajrore të një vendi, i cili e njeh Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Veç Saif al Islamit kërkohet me një urdhër arresti edhe ish-shefi i shërbimit të fshehtë, Abdallah Senussi.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Borxhi, qeveria e mat vetë dhe del në rregull
Limitit ligjor i mungon mekanizmi i llogaritjes së pavarur për të qenë funksional
Presidenti Topi në "Sofrën Pukjane"
Ekonomi, bien investimet
Tryeza e drejtësisë, PD: Propagandë
Cani: Qeveria po manipulon PBB-në për borxhin