E Diel, 1 Nëntor 2026

Sara Hita fiton çmimin e parë në festivalin “Marije Kraja”

Sopranoja amerikane Sara Hita ka rrëmbyer çmimin e parë në festivalit operistik “Marije Kraja”. Vendi i dytë i shkoi sopranos braziliane Luciana Distanti dhe çmimi i tretë u nda midis dy këngëtarëve operistik, Arjol Xhaferrit nga Shqipëria dhe Nada Kusikova nga Kazakistani.
 

Sopranoja shqiptare Inva Mula e cila ishte edhe kryetarja e jurisë dha për herë të parë një çmim nga fondacioni Hi Clas që ajo drejton prej disa vitesh. Çmimi i quajtur me emrin e mamasë së saj "Nina Mula shpresë për të ardhmen", u fitua nga Klodian Kaçani dhe Arjol Xhaferri.
 

Në edicionin e 12-të i pranishëm në mbrëmjen finale ishte edhe kryetari i bashkisë Lulzim Basha. Në garë për çmimin e madh “Marije Kraja” ishin 17 këngëtarë të cilët performuan në skenën e univeristetit të arteve me dy arje sejcili. Në fazën e parë konkuronin 87 këngëtarë lirikë nga e gjithë bota, ata u seleksionuan nga pesë juri.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›