Libi sirte zgjohet me te shtena tankesh

Qyteti libian i Sirtes është zgjuar me të shtëna tanku, një ditë pasi autoriteti i përkohëshëm i vendit luftoi për të arritur në qendër të qytetit, duke hasur një rezistencë të ashpër.
Korrespondenti i BBC thotë se trupat pro-Gaddafi po bëjnë një rezistencë të jashtëzakonshme në një nga qytetet e fundit që nuk ka kaluar nën kontrollin e Këshillit të Tranzicionit.
Trupat nisën sulmin në vendlindjen e kolonelit ditën e premte, duke zaptuar njëra pas tjetrës rrugët e tij.
Nga përleshjet 12 persona kanë mbetur të vrarë dhe mbi 190 të plagosur. Mësohet se mijëra civilë kanë braktisur Sirten, por edhe shumë LibiaLibi, konflikti është pranë përfundimit Rishfaqet Gaddafi: Libianë, çohuni me milionaKonflikti libian, ofensivë e re drejt Sirtes të tjerë kanë qëndruar atje.
Dy palët luftuan me njëra-tjetrën me mortaja, raketa dhe tanke, në atë që forcat kryengritëse e kanë cilësuar si sulmi final.
Forcat anti-Gaddafi morën nën kontroll pothuajse tërë Libinë dy muaj më parë, duke rrëzuar liderin Muammar Gaddafi, që qeveriste vendin prej disa dekadash.
Koloneli u largua nga Tripoli kur qyteti ra, por vendndodhja e tij mbetet ende mister. Disa anëtarë të familjes së tij ose janë larguar, ose vazhdojnë të fshihen në vend.
Korrespondenti i BBC në Sirte, Jonathan Head thotë se Libia nuk ka pasur mundësi të mendojë për të ardhmen gjatë kohës që binte regjimi i Gaddafi-t.
Trupat e Këshillit Kombëtar të Tranzicionit hynë në Sirte nga Misrata në perëndim dhe nga Bengazi në lindje. Ata u përballën me një rezistencë të fortë të snajperave pro-Gaddafi, të cilët ngadalësuan ofensivën e tyre.
Muajin e kaluar NATO zgjati misionin e tij në Libi, por entuziazmi i Aleancës u shfry pasi Uashingtoni paralajmëroi aleatët se nuk do të financojë më planet ushtarake të tyre.
Ndërkohë, frika më e madhe e të gjitha qeverive perëndimore pas rënies së kolonel Gaddafi-t është zhdukja nga arsenali i tij e 20 mijë raketave anti-ajrore të prodhuara në Rusi.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Peter Lucas komenton vdekjen e Alisë
Gazetari: Ai jetoi nën prangat e trashëgimisë së Hoxhës
Shtohen azilantët shqiptarë
Cmimi i Japonisë, Vettel në pole
Zbrazen varrezat e makinave