Në mision, por jo me urdhër të Zotit

Me policinë që i është vënë pas dhe me ndihmësin më të mirë të djallit që kërkon ta kthejë andej nga ka ardhur, ai duhet të bëjë të pamundurën para se të jetë shumë vonë.
Një film plot katarzis. Kështu konsiderohet filmi “Drive Angry” që këtë javë do të jepet në DigiGold të paketës DigitAlb që në Kosovë e sjell IPKO-ja.
Eh...magjia më e madhe do të jetë kur kësaj t’i shtohen edhe efektet kinematike që do të prezantohen në teknikë 3D. E kësaj magjie i shtohen edhe efektet sterioskopike të zërit si dhe njeriu që iu përshtatet roleve të këtilla, njeriu që na doli vampir, Nicolas Cage.
Me stilin e tij të veçantë, Cage vjen në këtë film interesant dhe shumë i pasionuar edhe pas makinave të mira, përderisa misioni i tij, që nuk është me urdhër të Zotit dhe të dreqit është i vështirë, pasi që dreqi fshihet në gjoksin e një gruaje.
Të gjitha këto elemente e bëjnë këtë film të jashtëzakonshëm dhe një zhanër që vështirë e kemi parë më parë. Ndonjëherë do të mund të shihni se edhe njeriu si njeri dhe jo si fantazmë mund të përjetojë gjëra të këtilla, sepse shpesh hasim në elemente satanike në botën tonë.
“Drive Angry” është një film që mund të shikohet nga mosha 17-vjeçare e përmbi, pa përcjelljen e prindërve. Ai shfaqet në DigiGold, nga e hëna deri të dielën.
----
DRIVE ANGRY
Regjia: Patrick Lussier; skenari: Todd Farmer dhe Patrick Lussier; drejtor i fotografisë: Brian Pearson; montazha: Patrick Lussier dhe Devin C. Lussier; muzika: Michael Wandmacher; dizajner: Nathan Amondson; kostumograf: E. McLeod; producentë: Michael De Luca, Rene Besson dhe Adam Fields; Distributor: Summit Entertainment. Kohëzgjatja: 1 orë 44 minuta.
Aktorë: Nicolas Cage (Milton), Amber Heard (Piper), William Fichtner (the Accountant), Billy Burke (Jonah King) dhe David Morse (Webster).