Libi Zuma kunder sulmeve te NATO-s

Muammar Gheddafi është i gatshëm të zbatojë në praktikë planin e Bashkimit Afrikan (BA) për t’i dhënë fund krizës në Libi.
Lajmin e ka bërë të ditur presidenti afrikanojugor Jacob Zuma në përfundim të një vizite të shkurtër në Libi.
“Gheddafi është i gatshëm të zbatojë planin e BA-së duke filluar nga armëpushimi i dyanshëm”, ka shpjeguar Zuma, duke shtuar se sulmet ajrore të koalicionit ndërkombëtar minojnë ndërmjetësimin afrikan që po ndodh në favor të paqes.