E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sorensen perfaqesuesi i ri i BE ne Bosnje

Shefja e Politikës së Jashtme të BE, Catherine Ashton ka emëruar Peter Sorensen si kreun e delegacionit evropian në Bosnje e Hercegovinë.

“Nuk mund të mendoja dikë tjetër që të ishte më i kualifikuar për të marrë përsipër rolin e kreut të delegacionit”, ka deklaruar Ashton.

Sorensen aktualisht është përfaqësuesi i BE-së në Shkup, ndërkohë që ka një përvojë 15-vjecare me cështjet e Ballkanit.

Ai ka qenë përfaqësuesi i BE-së në Beograd nga viti 2006-2010, si dhe numri dy i Shtyllës së Katërt të misionit të OKB-së në Kosovë, nga viti 2002-2006.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›