Libi, autoritetet: Gati për një armëpushim

Pak pas miratimit të zonës së ndalim-fluturimit në Këshillin e Sigurimit, zv/ministri i Jashtëm i Libisë njoftoi se Tripoli është i gatshëm të shqyrtojë një armëpushim me rebelët.
Khaled Kaim tha se autoritetet janë në pritje të detajeve teknike të një armëpushimit të mundshëm.
Ai tha se në rast sulmi për forcave ndërkombëtare, Tripoli do të kundërpërgjigjet.
“Nëse do të na sulmojnë do të kundërpërgjigjemi, kjo dihet”, Kaim.
Ndërkohë Këshilli Kombëtar, qeveria e rebelëve në Bengazi të Libisë deklaroi se do t`i rezistojë sulmeve të Gedafit.
Nëpërmjet një njoftimi shpërndarë për mediat ndërkombëtare, Këshilli shprehet i bindur për t`i rezistuar kolonel Gedafit dhe deklaron se kërcënimet e tij nuk e frikësojnë.
Këshilli, thuhet më tej në deklaratë, mirëpret cdo vendim të Kombeve të Bashkuara që ndalon genocidin në Libi.
Më herët, gjatë ditës së enjte, Gedafi, nëpërmjet një deklarate radiofonike, paralajmëroi se trupat e tij ishin nisur drejt Bengasit dhe se nuk do të ishin të mëshirëshme.