E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi, forcat e Gadafit rrethojnë Misratën

Forcat besnike të liderit të Libisë Moamer Gadafi kanë rifilluar bombardimet e qytetit perëndimor Misrata, i cili është bazë e kryengritësve.

Forcat qeveritare përdorin bomba, tanke dhe artileri.

Në lindje të vendit, rebelët kanë rifituar territor rreth portit Brega, por i ripërsëritën akuzat se NATO-ja nuk bën sa duhet për t`u ndihmuar.

Ndërkohë, qeveria e Gadafit e akuzoi Britaninë për bombardimin e një fushe të madhe nafte, duke dëmtuar naftëpërcjellësin që e lidh fushën me një port në Mesdhe.

Zv/ministri i jashtëm, Halid Kaim tha se tre roje kanë humbur jetën në Sarir. Zyrtarët britanikë nuk i kanë komentuar pohimet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›