E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izraeli, ndihmë Francës për të evakuar diplomatët

Ministri i Jashtëm francez Alan Jupe tha se Izraeli i ka kërkuar Francës të ndihmojë për të evakuar diplomatët e tij nga Bregu i Fildishtë, ku vazhdojnë përleshjet e forcave besnike të dy rivalëve për president.

Ministri Alan Jupe tha se kërkesa e Izraelit ishte një ndër kërkesat që ka pranuar Franca.

Trupat franceze janë dislokuar në Bregun e Fildishtë për të mbështetur paqëruajtësit e Kombeve të Bashkuara në këtë ish koloni franceze.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›