E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi kryeministri Gabova kur akuzova Sirine per vrasjen e babait



Kryeministri libanez Saad Hariri ka deklaruar se ka gabuar kur ka akuzuar Sirine per vrasjen e te atit kryeministrin e hershem te Libanit Rafik Hariri.
Ne nje interviste per nje gazete lokale Hariri i ri eshte shprehur se akuzat kane qene te motivuara politikisht.

Hariri ka shtuar se Libani dhe Siria kane lidhje te forta dhe ka nenvizuar se hetimi nderkombetar mbi vrasjen e babait te tij eshte keqdrejtuar nga deshmi te rreme.

Rafik Hariri nje nga personat me te pasur ne bote u vra ne Beirut ne vitin 2005 nga shperthimi i nje sasie te madhe eksplozivi te vendosur ne nje furgon.

Ne nje pike te caktuar ne beme gabime dhe akuzuam Sirine se vrau kryeministrin martir.
Kjo ishte nje akuze politike qe tani ka marre fund eshte shprehur Saad Hariri.
Nder te tjera ai ka thene se eshte i sigurte tashme se Siria nuk ka te beje fare ne vrasjen e babait te tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›