E Diel, 1 Nëntor 2026

Putin ende pa vendim per zgjedhjet e 2012-es



Vladimir Putin aktualisht kryeminister i Rusise nuk e ka vendosur ende nese do te kandidoje ne zgjedhjet presidenciale te vitit 2012. Putin duke folur sot ne qytetin e Socit tha se do ta marre vendimin kur te afrohet koha e zgjedhjeve.

Putini ka sherbyer si president i Rusise per dy mandate rradhazi aq sa eshte maksimumi i lejuar nga Kushtetuta. Pas nderprerjes Putini ka te drejte ligjore qe te kandidoje serish per zgjedhjet e vitit 2012.

Putini dhe Medvedevi kane lene te kuptohet se nje prej tyre do te garoje ne zgjedhjet presidenciale te vitit 2012 dhe se do te merren vesh paraprakisht se kush do te jete kandidati.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›