Libi, lirohen dy gazetarët britanikë

Qeveria libiane njoftoi të dielën në mbrëmje lirimin e dy gazetarëve britanikë Nicholas Davies dhe Gareth Montgomery-Johnson të cilët mbaheshin të burgosur në Libi që nga mesi i muajit shkurt.
Dy gazetarët akuzoheshin për spiunazh dhe për hyrje ilegale në shtetin libian.
Në një konferencë për shtyp Ministri i Brendshëm i Libisë, Omar Al Khadhraoui, bëri me dije: “Nicholas Davies dhe Gareth Montgomery-Johnson u liruan”.
Dy gazetarët punojnë për kanalin televiziv iranian “Press Tv”.