E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi, luftime afër aeroportit në Misrata

Luftime të ashpra ndërmjet rebelëve dhe forcave besnike të liderit libian Moamer Gadafi janë raportuar në afërsi të aeroportit të qytetit perëndimor Misrata.

Një zëdhënës i rebelëve i bëri thirrje NATO-s që të intensifikojë sulmet kundër forcave të Gadafit jashtë qytetit ku ato janë përqëndruar pasi ua dorëzuan qendrën e qytetit rebelëve.

Ndërkohë aeroplanët e NATO-s raportohet se kanë goditur depot e municionit afër Zintan, në verilindje të Tripolit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›