E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia shënon ditën e fitores me paradë të madhe

Rusia i ka shfaqur forcën ushtarake me armatimin më të mirë bërthamor në paradën për kremtimin e 66 vjetorit të fitores ndaj Gjermanisë naziste.

Rreth 20 mijë trupa marshuan në Sheshin e Kuq në Moskë duke përshëndetur presidentin Dimitri Medvedev dhe kryeministrin Vladimir Putin.

Armatimi i sofistikuar ushtarak kulminoi me shfaqjen e raketave balistike interkontinentale Topol-M.

Në fjalimin para trupave dhe të ftuarve, presidenti Dimitri Medvedev tha se "Rusia sot qëndron fort mbi parimet e bashkëpunimit paqësor".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›