E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi, qeveria nuk pranon armëpushimin

Qeveria libiane ka hedhur poshtë ofertën e kryengritësve për armëpushim, ndërsa një zëdhënës I qeverise theksoi se trupat qeveritare nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga qytetet e rrethuara të kryengritësve. Zëdhënësi i kabinetit, Moussa Ibrahim, gjithashtu i cilësoi bombardimet e NATO-s mbi vendin e tij si një krim kundër njerëzimit, ndërsa konfirmoi vdekjen e civilëve nga një sulm i tillë ditën e enjte.

Një ditë më parë, shefi i Këshillit Kombëtar të Tranzicionit, Abdul Jalil Ibrahim, bisedoi me një të dërguar të OKB-së në Bengazi se si mund të arrihej një marrëveshje për ndërprerjen e luftimeve.Kushti kryesor i kërkuar prej rebelëve ishte tërheqja e trupave të ushtrisë së rregullt në pjesën perëndimore të vendit, të cilët ata e zotërojnë.

”Nuk kemi ndërmend të ulemi në bisedime me lidera fisesh të dhunshëm, pa një lidership dhe të paguar nga Al-Kaeda. Kryengritësit nuk kanë ofruar asnjëherë paqe, thjesht po bëjnë kërkesa të pamundura”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë.”Nëse kjo ofertë nuk mund të quhet si e çmendur, nuk e di se çfarë emri tjetër mund t’i vëmë. Ne nuk do të braktisim qytetet tona. Ne jemi qeveria dhe jo ata”.

Besohet se një numër njerëzish nga 2 000-10 000 mund të jetë vrarë deri tani në luftën që ka përfshirë Libinë, ndërsa të shpërngulurit mund të jenë deri në gjysmë milion banorë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›