Indonezia gdhihet e tmerruar, goditet nga një tërmet 7.1 ballë Rihter
Indonezianët janë zgjuar nën alarmin e një cunami në orët e para të mëngjesit të ditës së hënë.
Një tërmet me magnitudë 7.1 i shkalles Rihter, ka goditur jugun e vendit.
Deri tani, nuk ka asnjë njoftim për viktima dhe dëme.
“Tërmeti goditi vendin pak pas orës 03.00 të mëngjesit të së hënës rreth 300 km në jug-perëndim të Cilacap në një thellësi prej 10 km”, tha agjencia e gjeofizikes.
Mijëra njerëz kanë vrapuar të dalin nga shtëpitë e tyre pas dridhjeve të forta të tokës, thanë disa dëshmitarë për një radio indoneziane.
Deri tani, nuk ka patur asnjë të dhënë për viktima apo dëme.
Shefi i agjencisë së gjeofizikes në Indonezi tha se deri tani dimë që ky termet i zgjoi njerëzit nga gjumi të tmerruar.
Indonezia është e vendosur mbi pllakat tektonike të Paqësorit të quajtura unaza e zjarrit dhe rreth 90 % e tërmeteve në shkallë globale, ndodhin pikërisht në këtë zonë.