E Diel, 1 Nëntor 2026

Libi, rebelët kërcënojnë Gadafin: Dorëzohu ose do të të vrasim. Reagon zëdhënësi i tij: S’pranojmë ultimatumet e bandave

31-08-2011 / Gazeta 55

“Gadafi sigurisht që ndodhet në Libi, dhe nëse nuk dorëzohet është e drejta jonë për ta vrarë”. Kështu është shprehur përfaqësuesi i rebelëve në Libi, Omar Hariri, i cili po ashtu ka shtuar se sipas informacioneve që ai ka, 80% Gadafi ndodhet ende në Libi. “Ai është një kriminel. Në të gjithë botën, nëse një kriminel nuk dorëzohet, është e drejta e atyre që respektojnë ligjin për ta vrarë”, shton Darrad. Ndërkaq, dhjetëra persona të vdekur ka pasur në Tripoli gjatë festimit të festës së Fiter Bajramit.

Zëdhënësi i Gadaf
Zëdhënësi i kolonelit Muammar Gadaf, Musa Ibrahim, ka deklaruar se mbështetësit e liderit libian në qytetin e tij të lindjes Sirte, e kanë refuzuar ultimatum e kryengritësve për dorëzim.
Ibrahim theksoi se asnjë komb me dinjitet të nderuar nuk do ta pranoj ultimatumin nga bandat e armatosura. Kryengritësit dje kanë publikuar një ultimatum për mbështetësit e Gadafit në qytetin Sirte dhe disa qytete të tjera në afërsi që të dorëzohen deri të shtunën, ose përndryshe do të sulmohen. Nga ana tjetër, një lider i lartë i kryengritësve në Libi tha se kanë dijeni për vendodhjen e Gadafit.

Bilancet e luftës, raporti i kryengritësve flet për 50 mijë të vdekur
Të paktën 50 mijë persona kanë mbetur të vrarë që prej fillimit të revolucionit në Libi, gjashtë muaj më parë.
Kështu është shprehur një koamandat ushtarak i kryengritësve, koloneli Hisham Buhagiar.
“Vetëm në Misurata e Zlitan kanë humbur jetën 15-17 mijë. Ne kemi liruar rreth 28 mijë të burgosur. Mendojmë se të gjithë të zhdukurit kanë humbur jetën”- tha ai.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›