Libi, zgjedhjet shtyhen për 7 korrik

Zgjedhjet e para parlamentare në Libi, që prej përmbysjes së diktatorit Muamer Gadafi, vitin e kaluar, janë shtyrë për 18 ditë dhe do të mbahen më 7 korrik, ka njoftuar shefi i Komisionit zgjedhor të Libisë, Nuri al-Abar, në një konferencë të sotme për shtyp në Tripoli.
Ai tha se shtyrja ishte e pashmangshme për shkak të vështirësive logjistike.
Në këto votime do të zgjedhen 200 anëtarë të Asamblesë, e cila zëvendëson Këshillin Kombëtar Tranzicional dhe e përgatit Kiushtetutën e re të Libisë.