E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libia Franca Jo arme rebeleve

Franca nuk ka ndërmend që në të ardhmen të furnizojë me armë ushtarake rebelët që janë ngritur kundër Gedafit në Libi.

Lajmi njoftohet nga presidenca franceze duke saktësuar se Parisi nuk ka ndërmend furnizimin me armë për rebelët, por nga ana tjetër nuk do të bëhet pengesë për këdo që synon e që mund ta bëjë këtë. Parisi nuk shikon pengesë rezolutën 1973 të Këshillit të Sigurimit, por sheh të arsyeshme që nuk është momenti i duhur për armatosjen e rebelëve.

Njoftimi u dha pas një takimi mes presidentit francez, Nikolas Sarkozi dhe kryeministrit britanik, Devid Kamerun në Paris. Sipas mediave ndërkombëtare, Sarkozi i ka shprehur kryeministrit britanik mendimin e Francës për këtë problem.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›