Libia NATO Gati te zgjasim misionin

ATO është gati që, nëse do të jetë e nevojshme, të zgjasë afatin e misionit “Unified Protector” në Libi përtej 26 shtatorit.
Lajmin e bën të ditur agjencia italiane “ANSA”, që i referohet një burimi shumë të kualifikuar të Aleancës.
“NATO do të vazhdojë operacionet ushtarake derisa të jetë e nevojshme, domethënë derisa të ekzistojë kërcënimi për popullsinë”, ka deklaruar burimi.
“Ka zona ku trupat e regjimit vazhdojnë të sulmojnë. Nëse para 26 shtatorit kjo nuk do të ketë marrë fund, atëherë misioni do të zgjatet”, ka shtuar ai.
Ndërkohë, besnikët e kolonelit Muammar Gaddafi të vendosur në Bani Ualid, në jug të Misratës, kanë goditur pozicionet e rebelëve në zonën e Dinarit, rreth 20 kilometra larg qytetit.
“Ka shumë persona në LibiaGaddafi: Jam ende në LibiArrestohet bashkëpunëtori i Gadafit Nigeri mohon: Gadafi nuk është këtu Bani Ualid që duan të sabotojnë negociatat. Këtu në Dinar i jemi përgjigjur zjarrit, por nuk do të sulmojmë derisa të vendosë Këshilli Kombëtar i Tranzicionit në Bengazi”, kanë deklaruar rebelët.
Ndërkohë, lideri libian Muammar Gaddafi deklaroi sot për një televizion lokal se ndodhet në Libi dhe se do t’i mposhtë NATO-n dhe rebelët.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Regjistrimi, zyrtari grek në Tiranë
Ministria: Folëm për miqësinë
OSBE: Shqipëria në udhëkryq
Punësimi, preferohen të rinjtë
"Vdekja e Shqipërisë demokratike"
Prifti kërkon të heqë gjoben