Medvedev Hetim te thelle tragjedise

Presidenti rus Dmitri Medvedev ka urdhëruar sot një hetim të thellë mbi tragjedinë ajrore që dje u mori jetën 43 personave, mes të cilëve gjithë skuadra e hokeit e Lokomotivës së Jaroslavlit.
Medvedev e ka vënë theksin tek “seria e katastrofave ajrore” të ndodhura në Rusi, që me ngjarjen e djeshme bëhen katër.
“Nuk mund të vazhdohet kështu”, u ka thënë Medvedev ministrit të Transportit, Igor Levitin dhe atij të Mbrojtjes Civile, Serghei Shoigu.
Ndërkohë, në rajonin e Jaroslavlit janë shpallur tre ditë zije në nder të 43 viktimave, 36 prej të cilëve ishin lojtarë të ekipit të hokeit.
Autoritetet e sportit të hokeit e kanë cilësuar incidentin në Jaroslavl si “ditën më të zezë të historisë së këtij sporti”.
Rusia dhe e gjithë bota e hokeit po mbajnë zi për vdekjen e 36 lojtarëve dhe zyrtarëve të ekipit të Lokomotivës së Jaroslavlit në një incident ajror.
Autoritetet e sportit të hokeit e kanë cilësuar incidentin në Jaroslavl si “ditën më të zezë të historisë së këtij sporti”.
Avioni tip “Yak-42” u rrëzua vetëm pak momente pasi ishte ngritur në ajër dhe menjëherë u përfshi nga flakët.
Në total në bordin e tij ndodheshin 43 persona, përfshirë lojtarët më të mirë të Rusisë dhe Evropës, të cilët humbën jetën. Vetëm dy vetë mbijetuan.
Të 11 lojtarët e huaj dhe trajnerët që ishin në bord mbetën të vrarë. Mes tyre spikasin emrat e trajnerit kanadez Brad McCrimmon, sulmuesit suedez Stefan Liv dhe disa lojtarë nga Bjellorusia, Republika Ceke, Gjermania, Latvia, Sllovakia dhe Ukraina.
Lojtari rus që i mbijetoi aksidentit, Alexander Galimov, ka pësuar djegie në 80 për qind të trupit, bashkë me një anëtar të ekuipazhit të avionit, i identifikuar si Alexander Sizov.
Skuadrat e shpëtimit kanë nxjerrë deri tani 35 trupa të pajetë, 12 prej të cilëve janë identifikuar. Motivet e rrëzimit po hetohen, por mediat ruse shkruajnë se avioni mund të ketë goditur një antenë radioje
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Regjistrimi, zyrtari grek në Tiranë
Ministria: Folëm për miqësinë
OSBE: Shqipëria në udhëkryq
Punësimi, preferohen të rinjtë
"Vdekja e Shqipërisë demokratike"
Prifti kërkon të heqë gjoben