Tërmet në Birmani, 40 viktima
Nga një tërmet i fuqishëm që ka goditur Birmaninë kanë humbur jetën më shumë se 40 persona.
Burimet zyrtare në Birmani njoftuan për 48 të plagosur dhe 244 shtëpi, 14 manastire budiste e nëntë ndërtesa qeveritare të dëmtuara.
Birmania është një nga vendet më të izoluara në Azi, e sunduar prej dekadash nga një regjim ushtarak.