Libia Rusia kunder NATO-s

Rusia kritikoi edhe njëherë tjetër NATO-n se po tejkalon kompetencat që i lindin nga rezoluta e OKB-së për mbrojtjen e civilëve në Libi.
Ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, në një komunikatë për mediat citon bombradimin e kompleksit të Gedafit ku gjeti vdekjen edhe djali i tij i vogël dhe shpreh dyshimet e Moskës në lidhje me deklaratën e NATO-s se objektiv i sulmeve të Aleancës nuk është Gedafi apo familja e tij.
Ndërkohë, Lavrov përjashton edhe mundësinë e dërgimit të forcave ushtarake ruse në Libi pa një rezolutë të OKB-së.