E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vatikan, lumturohetPapa Gjon Palit II1 mln vetë në ceremoni

VATIKAN - Papa Gjon Pali II u shpall sot i lumturuar nga pasardhësi i tij, Benedikti XVI, përpara një turme me më shumë se një milion persona, në sheshin shën Pjetër ne Vatikan.
Qindra mijëra pelegrinë nisen grumbullimin qe ne mengjes heret sot në sheshin shën Pjetër për të qenë të pranishëm në lumturimin e Papa Gjon Palit II. Ne pren 10:00 sheshi numeroi mbi një milion persona të pranishëm në Romë për lumturimin e papa Gjon Palit II, njoftoi sot kuestura e Romës. Ceremonia u drejtua nga Papa Benedikti i XVI. Ne oren 10:37 minuta Benedikti i XVI lexoi formulen e lumturimit.

"Papa Gjon Pali II i ridha kristianizmit një orientim të rinovuar drejt së ardhmes, i ridha shpresë besimit të uzurpuar nga marksizmi, deklaroi sot papa Benedikti XVI gjatë ceremonisë së lumturimit të papa Gjon Palit II.
''Shpresën drejt së ardhmes, që ishte uzurpuar nga marksizmi dhe ideologjia e progresit, papa Gjon Pali II ia riktheu legjitimisht kristianizmit'', theksoi papa Benedikti XVI.

Plot Dymbëdhjetë gjuhë të botës u degjuan sot për lumturimin e papa Gjon Palit II, papës misionar i cili udhëtoi në të gjitha kontinentet dhe takoi njerëz në të gjithë botën.
Polonishtja, italishtja, spanjishtja, portugalishtja, anglishtja, tamilishtja dhe suahilishtja u përdoren gjatë përgatitjes së meshës së lumturimit.
Spanjishtja, frëngjishtja, rusishtja, gjermanishtja dhe anglishtja u përdoren për lutjet e besimtarëve në meshë.
Polonishtja, anglishtja dhe latinishtja u përdoren për leximet biblike, kurse italishtja dhe latinishtja për ceremoninë festive.

Ne nderim te kesaj ceremonie ne Vatikan sot se bashku me dhjetra personalitete nga mbare Bota, moren pjese dhe Presidenti shqiptar Bamir Topi, kryeministri Sali Berisha si dhe kryeparlamentarja Jozefina Topalli. Personalitetet shqiptare moren pjese ne Vatikan me ftesë së Selisë së Shenjtë.
Po me ftesë zyrtare të shtetit të Vatikanit, atje ndodhet sot dhe një delegacion i Republikës së Kosovës. Delegacioni kryesohet nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqërur nga ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, bënë të ditur burime zyrtare nga qeveria kosovare. Kjo është vizita e parë shtetërore nga institucionet e Kosovës bërë Vatikanit, pas shpalljes së Pavarësisë.
Vatikani ka qenë përherë përkrah popullit të Kosovës dhe Papa Gjon Pali i Dytë ka qenë mik i madh i shqiptarëve dhe i Nënës Tereze, theksohet në komunikatën nga zyra e Kryeministrit të Kosovës.

Ceremonia e sotme shenon një hap te rëndësishëm drejt shenjtërimit të një prej Papëve më popullorë në histori. Gjatë 26 vjetëve si kreu i Kishës Katolike, Papa Gjon Palit të Dytë i jepet merita se ndihmoi në rrëzimin e komunizmit, aktivizimin e të rinjve katolikë dhe shtimin e pranisë së kishës në vendet në zhvillim.

PORTRET - PAPA GJON PALI II
Karizmatik dhe mediatik, Gjon Pali II, i cili lumturohet sot, la gjurmë në fund të shekullit XX duke kontribuar në rënien e komunizmit, por largoi njëherazi shumë besimtarë katolikë me qëndrimet e tij konservatore për disa tradita.
Jetim nga e ëma që në moshë të vogël dhe i rritur nga një baba oficer karriere, ai njohu një fëmijëri pa prani femërore dhe ia dedikoi të gjithë jetën Virgjëreshës Mari, modeli i nënës dhe bashkëshortes.
Kreu i Kishës Katolike për më shumë se 26 vjet, një nga drejtimet më të gjata të një papati në histori, Gjon Pali II u dallua që me zgjedhjen e tij më 16 tetor 1978.
Karol Vojtila, papa i parë sllav, në atë kohë ishte 58 vjeç.
Shumë shpejt, papa polak përballet me administratën (Curie) romane dhe preferon kontaktin e drejtëpërdrejtë me turmën, duke lejuar ta prekin dhe duke marrë fëmijë në krahë.
Shteti i Vatikanit bëhet shumë e vogël për të. Ai do t'u shkojë pranë besimtarëve, duke shtuar udhëtimet dhe duke rritur mediatizimin.
Karizma e tij është e dukshme. Ai tërheq turmat, përfshirë edhe në vende myslimane. I pasionuar nga teatri në rininë e tij, ai diti të ruajë sensin e auditorit. Kur flet papa, çdo njeriu ka ndjesinë se ato fjalë i drejtohen pikërisht atij.
Suksesi është i menjëhershëm, veçanërisht në Amerikën Latine ku media e mbiquan "si shëtitësi i Biblës", "atleti i Zotit". Ai krijon "Ditët botërore të të rinjve", gjatë të cilave mblidhen miliona të rinj.
Gjon Pali II ishte 1,76 metra, por fotografët e kishin transformuar në një gjigant dhe imazhi qëndroi i tillë deri në atentatin e 13 majit 1981, kur turku Mehmet Ali Agça e plagosi rëndë me tre plumba.
Fillimi i rënies së tij fizike nisi në vitin 1994. I sëmurë tashmë, edhe Parkinsoni do të bënte punën e tij.
E gjithë bota pa degradimin e gjendjes së tij shëndetësore, e ndjekur me shumë vëmendje nga kamerat e televizioneve, deri në vdekjen e tij pothuajse drejtpërdrejt më 2 prill 2005 që do të ngjallte manifestim të dukshëm dashurie në sheshin Shën Pjetër.
Jeta dhe papati i tij përqafuan lëvizjet e mëdha të historisë.
Gjon Pali II jetoi Luftën II Botërore, u rezistoi dy totalitarizmave, nazizmit dhe stalinizmit, dhe kontribuoi në fitoren e "Solidarite" në Poloni dhe rënien e Murit të Berlinit, duke shënuar rënien e komunizmit në Kontinentin e Vjetër. Marksizmi por edhe kapitalizmi i egër ishin kuajt e tij të betejës.
Njeri i Zotit dhe i paqes, angazhimet e tij nuk u kurorëzuan të gjitha me sukses. Ai pa Ballkanin dhe Lindjen e Mesme të zhytej në luftëra. Atij iu desh të luftonte me islamin ekstrem, sektet evangjelike dhe terrorizmin fetar. Ai nuk mundi të pengojë Afrikën të humbasë në konflikte si në Ruanda dhe nuk diti të ndihmonte kundër katastrofës së SIDA-s.
Ai është i paklasifikueshëm, pasi, nëse gjithnjë është dukur si i hapur ndaj problemeve të botës, dialogut me islamin, hebraizmin dhe besime të tjera jo të krishtera, ai ruajti një linjë tepër konservatore për çështje të familjes dhe moralit.
Për një pjesë të opinionit, zona kryesore e errët do të mbetet dënimi i kontraceptivëve nga ana e tij në një botë ku SIDA shkakton miliona të vdekur, ka thelluar një hendek pakuptimësie dhe largoi nga Kisha shumë katolikë.
Zëra ngrihen kundër tij edhe për të kritikuar mungesën e vendosmërisë dhe transparencës përballë abuzimeve pedofile nga anëtarët e Kishës.
Një tjetër kritikë kryesisht në Amerikën Latine ishte përshtatja e tij me teologjinë e çlirimit, nga e cila kishte pranuar me vështirësi devijimet marksiste.
Për të bindur teologët kundërshtues, ai u mbështet në lëvizjet nga më të ashprat, që për disa konsideroheshin si lobingje të vërteta si Opus Dei, që i japin Kishës një imazh të fortë dhe të kujdesshëm ndaj disiplinës mbi të gjitha.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Itali, Benedikti i XVI Itakon Topin, vlerësohet harmonia fetare në Shqipëri FOTO: Lumturohet Papa Gjon Palit II, 1 mln vetë në ceremoni VIDEO: Vatikan, lumturohet Papa Gjon Palit II, 1 mln vetë në ceremoni

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›