E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libia Spanja terheq avionet luftarake


Ministrja spanjolle e Mbrojtjes, Carmen Chacon ka njoftuar të mërkurën tërheqjen e katër avionëve luftarakë “F18” të angazhuar në misionin e aleatëve në Libi.

Vendimi është marrë nga qeveria spanjolle pasi Këshilli Kombëtar i Tranzicionit ka marrë kontrollin e pjesës më të madhe të territorit libian.

Sipas njoftimit të ministres, avionët “F18” do të kthehen në Spanjë të shtunën e ardhshme.

Në misionin e aleatëve do të vazhdojnë të marrin pjesë dy avionë spanjollë për furnizim ajror dhe një avion që do patrullojë detin.

Libi, shefi i qeverisë në Sirte

LibiaLibi, vazhdojnë luftimet e ashpra në SirteLibi, forcat e Gaddafit gjenden të rrethuaraFortesa e fundit e Gaddafit Shefi i qeverisë së përkohshme libiane, Mustafa Abdel Jalil, mbërriti të martën në rrethinat e Sirtes, bastionit të fundit të Gaddafi-t, i cili është në prag të rënies.

Pas më shumë se një jave luftimesh, besnikët e ish-diktatorit janë nën rrethim dhe kontrollojnë një zonë më të vogël se dy kilometra katrorë në periferinë e qytetit.

Me rënien e qytetit do të përfundojë edhe konflikti i përgjakshëm, i cili i ka kushtuar jetën më shumë se 30 mijë libianëve deri tani.

Jalil është pritur me të shtëna armësh dhe me brohorima nga ana e ushtarëve që janë të angazhuar në luftime. Sipas korrespondentëve perëndimore, Jalal ka si qëllim të shpallë përfundimin e revolucionit pikërisht nga vendlindja e Gaddafit.

Zyrtarë të NATO-s shprehen se janë të habitur nga vendosmëria me të cilën po luftojnë mbështetësit e ish-diktatorit, pjestarë të një divizioni elitë të ushtrisë tashmë të shpërbërë.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Shkodër e Bulqizë, atentate me tritol
Një i plagosur rëndë; heton policia
Shqipëria ngel sërish në klasë
Ndryshojnë rregullat për administratën
Bashkia e Shkodrës “grabit” komunat
Përse dështuam me statusin?

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›