E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbi, lideriopozitar Nikoliçnë spital

BEOGRAD- Kryetari i Partisë së Përparimit në Serbi, Tomisllav Nikoliç, i cili po bënë grevë urie, mbrëmë vonë është dërguar në spital, pasi gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar.

Mjeku Momçillo Babiç, u tha gazetarëve se Tomisllav Nikoliç, refuzon të marrë terapi dhe infuzion, por së shpejti ai, megjithatë, do të duhet të marrë “ndonjë lloj të terapisë”.

Tomisllav Nikoliç nisi grevën e urisë të shtunën duke kërkuar zgjedhje të parakohshme në Serbi.

Mbrëmë atë e vizitoi edhe presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, por nuk është arritur asnjë marrëveshje.

Tadiç kishte kërkuar nga Nikoliçi që ta ndërprente grevën, por ka thënë se zgjedhjet janë të mundshme pasi Serbia të fitojë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
(s.g/europaelire/Balkanweb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›