Libia zhvillon zgjedhjet e para demokratike pas rrëzimit të Gadafit
Të shtunën u zhvilluan zgjedhjet e para demokratike në Libinë post-diktaturës së Muamar Gadafit.
1.7 milionë persona kishin të drejtë vote në vendin afrikano-verior. Rreth 66 përqind e tyre u paraqitën në qendrat zgjedhore të hapura që në orët e para të mëngjesit të së shtunës për të zgjedhur udhëheqësit e tyre të rinj.
Për Komisioni Zgjedhor, kjo është një përqindje e kënaqshme. Kreu i këtij komisioni tha për mediat ndërkombëtare se procesi ishte mese korrekt, me disa probleme të vogla organizative, por që nuk ndikojnë në rezultat.
Sa për rezultatet ato pritet të bëhen publike mes-javën që vjen, ndërkohë që pritet të publikohen edhe raportet e vëzhguesve të procesit zgjedhore, vendas e të huaj.
Zgjedhjet në Libi janë me rëndësi për vendin, të sapodalë nga një konflikt 1-vjeçar që çoi në rrëzimin e diktatorit Muamar Gadafi.